Marotta flet për të të ardhmen e Christian Eriksen

Marotta flet për të të ardhmen e Christian Eriksen

Drejtori sportiv i Interit, Beppe Marotta, ka folur mbi të ardhmen e mesfushorit danez Christian Eriksen, duke e lënë të hapur mundësinë që ai të largohet në afatin kalimtar të janarit, përcjell KosovaPress.

Ishte trajneri i Interit, Antonio Conte, ai i cili para pak ditësh deklaroi se Eriksen kishte shumë mundësi për të treguar kualitetet e tij me Interin, por që kjo ende nuk ka ndodhur dhe se deri atëherë ai do të bëjë zgjedhje të tjera për mesfushën.


Këtë mendim po e përkrah edhe Beppe Marotta, i cili tha për DAZN se “Conte deklaroi me qetësi se klubi nuk duhet ta mbajë një lojtar, i cili kërkon të largohet”.

“Eriksen po sillet si profesionist. Ai është një lojtar në dispozicion të Contes dhe ajo që bën trajneri është në lidhje me lojtarin dhe klubin. Eriksen nuk ka bërë ndonjë kërkesë për t’u larguar, por kur të vijë koha e duhur do të përpiqemi të gjejmë kombinimet e duhura”, tha ai.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.

error: