Florian Marku do të rikthehet në ringun e boksit më 20 nëntor të këtij viti dhe aty do të ballafaqohet me Jorik Luisetton.
Konfirmimin se do të ballafaqohet me Luisetton Marku e dha para disa ditësh përmes një shkrimi në profilin e tij në “Facebook”, përcjellë KosovaPress.
Dy ditë më pas, Marku po ashtu postoi një video përmes se cilës e kërcënonte rivalin e tij me humbje të sigurt duke e këshilluar që të ndihej i frikësuar.
Tani, Marku ka bërë një thirrje për të gjithë shqiptarët që të jenë të pranishëm më 20 nëntor në “Wembley” me flamurat kuqezi për ta përkrahu në luftën e tij.
“I Përshëndes të gjithë shqiptarët kudo që janë. Më datë 20 nëntor është ndeshja. Ju pres te gjithëve në SSE Arena në Wembley në Londër me flamurat kuqezi”, ka shkruar Marku.