Marku bokson sonte kundër Prodan

Marku bokson sonte kundër Prodan

Boksieri shqiptar Florian Marku do të përballet sot me ukrainasin Maxim Prodan, në kuadër të titullit ndërkombëtar të IBF për peshat e mesme.

Përballja do të zhvillohet në Angli, në stadiumin “Tottenham Hotspur”, ku meçi mes Markut dhe Prodan do të fillojë në ora 22:00, përcjell KosovaPress.


Maxim Prodan do të hyjë në ring me një rekorde pa humbje , ku deri tani ka regjistruar 19 fitore dhe një barazim, ku 15 prej tyre i ka të fituara me nokaut.

Në anën tjetër, edhe boksieri shqiptar Marku ende nuk di për humbje, ku ka tetë fitore dhe një barazim, ku gjashtë nga to i ka me nokaut.

Përballja e sotme mes Markut dhe Prodan do të jetë në kuadër të programit të ndeshjes për titullin e kampionit të botës në peshat e rënda, ku në ring do të takohen boksieri anglez Anthony Joshua dhe ai ukrainas Oleksandr Usyk.

Lexo edhe

Video

error: