Marina e Danimarkës vrau katër piratë në Gjirin e Guinesë

Marina e Danimarkës vrau katër piratë në Gjirin e Guinesë

Katër piratë u vranë si rezultat i shtënave me marinën daneze, e cila ka patrulluar në Gjirin e Guinesë që nga fillimi i nëntorit, ka bërë të ditur sot ushtria daneze.

“Asnjë nga ushtarët danezë nuk u plagos, por pesë piratë u goditën. Katër vdiqën dhe një u plagos”, thuhet në deklaratë.

Incidenti ndodhi kur fregata Esbern Snare u përpoq të ndalonte një anije pirate në ujërat territoriale të Nigerisë të mërkurën, më 24 nëntor, e cila hapi zjarr ndaj ushtarëve danezë.

“Forcat daneze kanë gjuajtur të shtëna paralajmëruese, në përputhje me fuqitë e tyre. Më pas piratët qëlluan mbi ushtarët danezë. Ata reaguan në një mbrojtje legjitime dhe u kundërpërgjigjën”, thuhet në deklaratë.


Kryeministri danez, i cili po viziton zonën dhe vizita e të cilit në fregatë u anulua të enjten pasdite, vlerësoi se veprimet e ushtarëve danezë “ndoshta parandaluan sulme specifike pirate mbi anijet në zonë”.

Esbern Snare “ka dhënë kështu një kontribut të madh dhe të rëndësishëm për sigurinë në Gjirin e Guinesë”, tha Mette Frederiksen në një konferencë shtypi.

Anija pirate u mbyt pas të shtënave dhe tetë piratë hipën në një anije daneze, e cila i dha ndihmë një personi të plagosur rëndë.

Kopenhaga zyrtare raportoi në mars se një forcë detare po dërgohej për të luftuar piraterinë në atë pjesë gjithnjë e më të rrezikshme të botës.

Video

error: