Marihuana në kohë koronavirusi – çmimi ngrihet në të gjithë Evropën

Marihuana në kohë koronavirusi – çmimi ngrihet në të gjithë Evropën

Sapo të zvogëlohen masat kundër koronavirusit, drogat do të përmbytin tregun evropian, thuhet në raportin e Qendrës Evropiane të Monitorimit të Barnave, në të cilën thuhet se për marihuana dhe kanabis aktualisht ka kërkesa të mëdha.

Pandemia ka ndërprerë tregtinë e drogës, kështu që tregtarët po përballen me sasi të mëdha të kokainës që dërgohen në anije në kontejnerë dhe përdorin fruta dhe perime për kamuflazh, pasi transporti i këtyre produkteve ushqimore ndikohet më pak nga situata e re.

Ekspertët thonë se çmimi i heroinës mund të bie në tregun e paligjshëm, ndërsa çmimi i marihuanës është rritur ndjeshëm. Në disa vende evropiane, një pjesë e të varurve që nuk janë përfitues të trajtimit mjekësor janë nxituar në qendrat e rehabilitimit për të marrë “metadon” pasi heroina aktualisht është e shtrenjtë.


Një raport i publikuar nga Qendra Evropiane e Monitorimit për Drogat thotë se ata analizuan shitjen e produkteve të kanabisit në tregjet e analizuara të “dark-net” gjatë pandemisë.

Tregu i kanabisit është i madh dhe shumë konsumatorë të rregullt kanë vendosur të furnizohen më mirë, duke pritur ndërprerje të tregut gjatë periudhës së izolimit, thuhet në raport.

Për dallim nga kanabisi, ka pasur një rënie të kërkesës për droga sintetike, të cilat zakonisht përdoren në mjediset rekreative.

Lexo edhe

Video