Qendërmbrojtësi shqiptar Marash Kumbulla ka shënuar gol për Romën në Kupën e Italisë në ballafaqim me Leccen.
Vendasit ishin në disavantazh nga minuta e 14′ por Kumbulla riktheu baraspeshën në fushë me golin e realizuar në minutën e 40′, transmeton KosovaPress.
Fituesi i këtij ballafaqimi do të sigurojë kalimin në fazën çerekfinale të Kupës së Italisë.