Marash Kumbulla pritet të jetë pasues i Godinit

Marash Kumbulla pritet të jetë pasues i Godinit

Marash Kumbulla vazhdon të përbëjë lajm në Itali edhe jashtë fushës së blertë dhe kur futbolli është ndalur për shkak të Koronavirusit.

20-vjeçari kuqezi është në “radarët” e skuadrave më të mëdha europiane, por dëshira e tij e madhe ka qenë e me siguri mbetet të luajë tek Interi. Zikaltrit po mendojnë gjithnjë e më shumë për t’i siguruar shërbimet e tij që këtë verë, aq më tepër që ditët e fundit janë shuar zërat për një largim të mundshëm të uruguaianit, Diego Godin.


Ish-mbrojtësi i Atleticos e ka treguar rëndësinë e tij me përvojnë dhe karakterin që shfaq në dhomat e zhveshjes, por ai po vuan shumë në skemën me tre mbrojtës të Antonio Contes.

Verona i ka vënë një çmim 25 milionë euro, shifër ku duhet të bazohet oferta e Interit. Në klubin zikaltër besojnë se kanë gjetur një Skriniar të dytë.

Lexo edhe

error: