Maqedonia Veriore regjistron 34 viktima me COVID-19

Maqedonia Veriore regjistron 34 viktima me COVID-19

Maqedonia Veriore sot ka regjistruar 34 viktima me COVID-19 si dhe 1.554 raste të reja me koronavirus nga 4.153 testime.

Sipas raportit të Institutit të Shëndetit Publik, numri i viktimave është më i lartë në muajin e fundit, teksa numri i përgjithshëm të viktimave ka arritur në 8.658.

Më së shumti viktima janë regjistruar në Shkup, gjithsej 13 persona.

Sipas raportit, 1.843 persona janë shëruar ndërsa numri i rasteve aktive ka arritur në 11.748.


Në Maqedoninë e Veriut, bazuar në një raport të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i personave të vaksinuar kundër koronavirusit mbetet i ulët. Për dallim nga muaji dhjetor kur në bazë ditore vaksinoheshin deri më 6.000 persona, tani ky numër është përgjysmuar, ndërsa ka ditë që vaksinimi nuk kalon as shifrën e 2,000 dozave.

Deri më tani me nga dy doza të vaksinës janë imunizuar mbi 864.000 persona apo rreth 46 për qind e popullatës, ndërsa afro 13.000 të tjerë kanë marrë edhe dozën e tretë.

Ministria e Shëndetësisë sërish ka bërë thirrje për vaksinim si mundësi e vetme për mbrojtje nga infektimi, ndërsa ka paralajmëruar edhe një fushatë të për ndërgjegjësimin e popullatës mbi nevojën për imunizim.

Mosinteresimi i qytetarëve për të vaksinuar ka bërë që rreth 15.000 vaksinave t’iu skadojë afati i përdorimit, andaj edhe Ministria e Shëndetësisë ka vendosur asgjësimin e tyre./tch

Lexo edhe

Video