Maqedonia Veriore nesër nis aplikimin e dozës së tretë të vaksinës

Maqedonia Veriore nesër nis aplikimin e dozës së tretë të vaksinës

Të hënën fillon dhënia e dozës së tretë të vaksinës kundër COVID-19 në Maqedoninë Veriore.

Me dozën e tretë do të vaksinohen të gjithë qytetarët mbi 60-vjeç, punonjësit shëndetësorë, pacientët të cilët kanë transplantime të kryera, janë në dializë apo kanë imunitet të dobët, e të cilët kanë kaluar 6 muaj që nga marrja e dy dozave të para të vaksinës.


Vendimi për dozën e tretë vjen pas rekomandimit të Agjencive evropiane dhe amerikane të Ilaçeve si dhe analizave të cilat janë bërë gjatë periudhës së shkuar.

Komiteti për imunizim ka vendosur që doza e tretë të jetë me Pfizer pavarësisht se me cilën vaksinë paraprakisht është imunizuar personi i caktuar.

Për vaksinimin me dozën e tretë qytetarët do të njoftohet me SMS porosi në të cilën do t’iu caktohet termin, njëjtë sikur procesi i vaksinimit në fillim me grupet kritike të qytetarëve./AlsatM

Lexo edhe

Video