Maqedonia Veriore i hap rrugë Korridorit 8

Maqedonia Veriore i hap rrugë Korridorit 8

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka miratuar Ligjin për ndërtimin e Korridorit 8.

Këtë lajm e ka bërë të ditur kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti i cili e ka vlerësuar si një projekt shumë të rëndësishëm.

“Edhe një punë shumë e madhe, fort e mirë dhe tepër e rëndësishme po bëhet. U miratua edhe ligji për Korridorin 8, mbarësi!”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.

Tenderin për projektimin dhe ndërtimin e Korridorit 8 e ka fituar kompania amerikane Bechtel & Enka.

Korridori 8 do të lidhet në Tetovë – Gostivar – Kërçovë – Trebeshinë – Strugë – Qafë Thanë.


Qeveria e Maqedonisë ka premtuar disa herë që Korridori 8 do të përfundojë brenda këtij mandati gjegjësisht deri në vitin 2025.

Vija hekurudhore që do të ndërtohet nga Kërçova dhe përmes Strugës do të përfundojë në vendkalimin kufitar me Shqipërinë, Qafë Thanë, do të kap koston prej mbi 500 milionë eurove.

Në pjesën nga Kërçova në Strugë, përveç hekurudhës, duhet të ndërtohen 49 ura dhe 13 tunele. Përgjatë linjës do të ketë edhe dy stacione kryesore dhe dy stacione të vogla.

Korridori i 8 pan-evropian është një nga 10 korridoret e transportit pan-evropian i cili lidh Detin Adriatik me Detin e Zi. Ky korridor kalon në Shqipëri, RMV dhe Bullgari. Korridori 8 ka gjatësi prej 1220km deri 1350km. Ky korridor ka një rëndësi të madhe ekonomike në të gjitha vendet ku kalon për shkak se mundëson lehtësi të transportit të mallrave.

Korridori 8 lidh si aks Perëndim-Lindje në Ballkanin perëndimor portet në Adriatik me Deti i Zi dhe konsiderohet si një korridor i transportit të kombinuar.

Lexo edhe

Video