Maqedonia e Veriut nga 1 shtatori masa të reja për kursimin e energjisë elektrike

Maqedonia e Veriut nga 1 shtatori masa të reja për kursimin e energjisë elektrike

Qeveria e Maqedonisë së veriut miratoi masa për kursimin e energjisë elektrike. Kështu, për kompanitë do të ketë rekomandime ndërsa për institucionet shtetërore do të ketë detyrime specifike që duhet të respektohen, në të kundërt do të ketë masa ndëshkuese.

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi njoftoi se masat do të hyjnë në fuqi nga 1 shtatori i këtij viti dhe do të jenë të vlefshme deri më 31 mars të vitit 2023.

“Masat ndahen në disa kategori, varësisht nëse janë për familje, kompani apo objekte, institucione dhe ndërmarrje shtetërore. Objektivi është ulja e konsumit me 15 përqind, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar. Nëse ky synim nuk arrihet, sipas kodit të etikës dhe të gjitha dekreteve, do të pasojnë sanksione të caktuara për të gjithë drejtuesit e institucioneve” – u shpreh Bekteshi.

Njoftimi i plotë:

Me propozim të Ministrisë së Ekonomisë, Qeveria e Maqedonisë së Veriut sot miratoi propozim-masa, rekomandime dhe obligime për institucionet, komunat, qytetarët, sektorin e biznesit për “Kursimin e energjisë elektrike për dimër të sigurt”


Qëllimi është të kursehet 15% e konsumit të energjisë elektrike në institucionet publike (ministritë, agjencitë, organet e administratës shtetërore dhe ndërmarrjet shtetërore).

Në datën 15 të çdo muaji, duke filluar nga shtatori, do të shpallen publikisht faturat e energjisë elektrike të institucioneve shtetërore.

Opinioni do të jetë i informuar se cili institucion sa energji elektrike ka konsumuar.

Parashikohen sanksione për drejtuesit e institucioneve nëse nuk veprojnë sipas obligimeve.

Masat e kursimit në institucionet publike përfshijnë: Të fikin ndriçimin dekorativ në fasadat e të gjitha objekteve publike dhe monumenteve kulturore, të mos përdoret ndriçim në hapësirat e brendshme gjatë periudhës kur ka dritë të mjaftueshme të ditës, ftohje me kondicionerë jo më të ulët se 27 gradë dhe ngrohje jo më të lartë se 20 gradë, të fiken të gjithë kompjuterat pas përfundimit të punës, ndryshimi i rregullt i filtrave të pajisjeve të ngrohjes dhe kondicionerëve, të shtypen vetëm ato dokumente të domosdoshme, zëvendësimi i dritareve të vjetra në hapësirat e punës me dritare të reja PVC, këto janë vetëm një pjesë e obligimeve për institucionet shtetërore.

Lexo edhe

Video