Maqedoni Veriore: Nga nesër në kafene vetëm me dy doza të vaksinës

Maqedoni Veriore: Nga nesër në kafene vetëm me dy doza të vaksinës

Duke filluar nga e hëna, prania në ambientet e mbyllura publike dhe private në Maqedoninë Veriore do të jetë e detyrueshme vetëm me dy doza të vaksinave.

Ministria e Shëndetësisë informon qytetarët se për të hyrë në objekte të mbyllura ata duhet të ketë certifikatë për imunizim të plotë ose vërtetim që dëshmon se kanë kaluar infeksionin me COVID-19 në 45 ditët e fundit, duke filluar nga dita e parë e shërimit.

Përqindja sa shkon e thellohet e rasteve të reja pozitive në raport me testet e bëra. 12% e të testuarve janë diagnostikuar me virusin korona, kumtojnë autoritetet shëndetësore.


Aktualisht, ka 8.600 raste aktive që nënkupton se vatra infeksioni janë të pa lokalizuara në gjithë vendin.

Por, drejtori i Institutit të Imunologjisë Aleksandar Petliçkovski tha se duhen masa më rigoroze për të shtyrë qytetarët drejtë vaksinimit. Sipas tij, 2/3 e popullsisë nuk binden me stimulime, andaj duhen detyrime për të mirën e shëndetit publik dhe ato masa të respektohen në përpikëri, duke pasuar edhe sanksionimet.

 “Ne, duke përfshirë edhe veten time, prisnim që vaksinimi të ishte një mjet serioz për tu përballuar me pandeminë, dhe është, por vaksinimi pa kujdes të masave dhe distancë sociale nuk mund ta bëjë punën sepse kërkon shumë kohë. Ne lamë një hapësirë ​​shumë të gjatë dhe ecim ngadalë me vaksinimin, për të reduktuar mundësitë që virusi të kërcejë nga njëri tek tjetri. Prandaj mendoj se duhen masa kufizuese, i shohim në vendet që kanë shkallë të lartë vaksinimi, sepse kjo valë nisi shumë intensivisht. Sigurisht që kufizimet do të ulin shanset e transmetimit të virusit dhe do të kenë rezultate pozitive,” tha Petliçkovski.

Se procesi i vaksinimit po ecën me ritëm të ngadaltë tregojnë edhe shifrat se më shumë rivaksinohen me dozën e tretë sesa të tjerët me dozë të parë. Sipas numrit të vaksinave të dhëna, 37% e popullsisë është e imunizuar plotësisht./AlsatM

Lexo edhe

Video