Maqedonci tregon detaje për trajnimin e FSK-së në programin kanadez MTCP
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Maqedonci tregon detaje për trajnimin e FSK-së në programin kanadez MTCP
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci do të diskutojë me homologun e tij kanadez Bill Blair finalizimin e marrëveshjes për trajnimin e ushtarakëve të FSK-së në akademi dhe qendra trajnuese ushtarake të Kanadasë si pjesë e programit Military Training Cooperation Program.

Maqedonci ka thënë për KosovaPress se në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax të Kanadasë po marrin pjesë shumë personalitete nga SHBA, Kanada dhe vende të tjera.

“Gjatë forumit do të takoj ministrin e Mbrojtjes së Kanadasë me të cilin do të diskutojmë finalizimin e shpejtë të marrëveshjes për trajnimin e ushtarakëve të FSK-së, në akademi dhe qendra trajnuese ushtarake të Kanadasë si pjesë e programit kanadez Military Training Cooperation Program”, tha Maqedonci.

Gjatë kësaj vizite, ministri Maqedonci ka takuar senatorë nga SHBA-ja, drejtues politik dhe ushtarakë të NATO-s, të cilët i ka njoftuar mbi zhvillimet në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë në Kosovë.

“Gjithashtu gjatë qëndrimit këtu, komandanti i FSK-së është dakorduar me homologen e tij për shkëmbimin e kadetëve në akademitë tona respektive. Gjatë këtij aktiviteti, kam qenë folës në një ndër panelet e këtij forumi, si dhe kam takuar senatorë nga SHBA dhe drejtues politikë dhe ushtarakë të NATO-s, për t’i njoftuar me zhvillimet në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë në vendin tonë, si dhe mundësitë e thellimit të bashkëpunimit”, tha Maqedonci.

Forumi Ndërkombëtar i Sigurisë në Halifax synon forcimin e bashkëpunimit strategjik midis vendeve demokratike dhe zhvillimet në aspektin e mbrojtjes dhe sigurisë në nivel global.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024