Mantilbardhët protestojnë nesër para institucioneve të Kosovës

Mantilbardhët protestojnë nesër para institucioneve të Kosovës

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ka vendosur që nesër të mbajë protestë para Ministrisë së Shëndetësisë, Qeverisë, Kuvendit dhe Presidencës.

Sipas njoftimit, duke u bazuar në vendimin e kryesisë se FSSHK-së të datës 14.09.2021, pas diskutimit të të gjitha mundësive për reagim sindikal në përputhje edhe me situatën e krijuar me Pandeminë COVID-19, ka vendosur unanimisht të njofton publikun e gjerë, si dhe institucionet relevante të qeverisjes vendore (presidenten, kryeministrin, kryeparlamentarin, ministrin e Shëndetësisë dhe mediat) se më datë 17 shtator, (e premte) do mbahet protestë.


“Protesta do të mbahet në ora 11:00-11:30 para Ministrisë së Shëndetësisë. Kërkesat e Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës për Ministrinë e Shëndetësisë janë: Vazhdimi i dialogut social dhe nxjerrja e udhëzimit administrativë për shtesat mbi pagë të bazuar në Ligjin nr.07/L-006 për luftimin dhe parandalimin e Pandemisë COVID-19 në territorin e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

FSSHK njofton se protesta do të mbahet në ora 13:00-13:30 në po të njëjtën ditën para Qeverisë, Kuvendit dhe Presidencës.

“Kërkesat e Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës për Qeverinë e Republikës së Kosovës janë: Ligji mbi Pagat dhe shtesat mbi pagë bazuar në Ligjin nr.07/L-006 për luftimin dhe parandalimin e Pandemisë COVID-19 në territorin e Republikës së Kosovës. Pjesëmarrës në Protestë do të jenë vetëm anëtarët e Kryesisë së FSSHK-së për shkak të situatës së krijuar me Pandeminë COVID-19. Njëkohësisht ju njoftojmë që Protesta jonë e ka përkrahjen nga gjitha odat e profesionistëve shëndetësor dhe shoqatat sindikale”, thuhet në njoftim.

Lexo edhe

Video

error: