Manja: Marrëveshja me Italinë për migrantët ka kaluar gjithë filtrat kushtetues
Lexohet për: 2 min.
10 muaj më parë
Linku u kopjua

Ministri i Drejtësisë i Shqipërisë Ulsi Manja u shpreh sot se marrëveshja me Italinë për migrantët i ka kaluar të gjitha filtrat ligjorë e kushtetues.

Në një prononcim për mediat pas mbledhjes së qeverisë, Manja iu përgjigj pyetjes së gazetarëve pas depozitimit në Gjykatën Kushtetuese të kërkesës së një grupi deputetësh të opozitës për shfuqizimin e kësaj marrëveshjeje.

Manja bëri të ditur se ndërkohë marrëveshja është miratuar nga qeveria italiane.

“Janë bërë publike edhe arsyet e nënshkrimit të kësaj marrëveshje apo qëndrimi ynë dhe i qeverisë shqiptare në lidhje me këtë marrëveshje. Është e drejtë e gjithkujt, edhe e opozitës, edhe e deputetëve, ta çojnë këtë marrëveshje në Gjykatën Kushtetuese, por nuk ka se si të jetë antikushtetuese një marrëveshje e cila ka kaluar të gjitha filtrat përpara nënshkrimit me palën italiane”, u shpreh Manja.

“Nuk e di nëse Gjykata Kushtetuese do ta marrë në shqyrtim ose jo, por kjo marrëveshje sa i takon përputhshmërisë me Kushtetutën dhe ligjin i ka kaluar të gjitha filtrat përpara se të nënshkruhet nga dy kryeministrat, Rama dhe Meloni”, shtoi ai. /ATSH

Migrantët, dy padi në Kushtetuese kundër marrëveshjes Rama-Meloni - KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024