Mane mposht Salah e Mendyn, fiton çmimin “Lojtari Afrikan i Vitit”

Mane mposht Salah e Mendyn, fiton çmimin “Lojtari Afrikan i Vitit”

Sulmuesi i Bayern Munichut, Sadio Mane është kurorëzuar për herë të dytë “Lojtari Afrikan i Vitit”, ku e pranoi çmimin prestigjioz në një ceremoni sot.

Mane, i cili iu bashkua Bayernit në fillim të kësaj vere, në garën për ta fituar çmimin në fjalë mposhti ish-bashkëlojtarin e Liverpoolit, Mohamed Salah dhe portierin e Chelseat, Edouard Mendy.

Mane shënoi 23 gola për Liverpoolin në sezonin e kaluar për t’i ndihmuar ata të fitojnë FA Cup dhe Carabao Cup. “Të Kuqtë” arritën gjithashtu në finalen e Ligës së Kampionëve ku u mposhtën 1:0 nga Real Madridi, ndërsa përfunduan vetëm një pikë prapa kampionit Manchester City në garën për titullin e Premier Ligës.


Në nivel ndërkombëtar, Mane frymëzoi Senegalin drejt triumfit në Kupën e Kombeve të Afrikës në muajin shkurt. Ai shënoi golin e fitores kur Senegali mposhti Egjiptin e Salah me penallti në finale.

Mane shënoi tre gola gjatë turneut, një më shumë se Salah.

Çmimi “Futbollisti Afrikan i Vitit” është dhënë nga Konfederata e Futbollit Afrikan (CAF) që nga viti 1992, ku ndër lojtarët të cilët e kanë fituar atë janë Mohamed Salah, Riyad Mahrez, Pierre-Emerick Aubameyang, Yaya Toure, Samuel Eto’o, Didier Drogba dhe George Weah.

Lexo edhe

Video