Mane fiton duelin me Salah, Senegali eliminon Egjiptin dhe vazhdon drejt Botërorit “Katar 2022”

Mane fiton duelin me Salah, Senegali eliminon Egjiptin dhe vazhdon drejt Botërorit “Katar 2022”

Ka përfunduar ndeshja mes dy gjigandëve afrikanë Senegalit dhe Egjiptit, ku nikoqirët kanë siguruar biletën drejt Kampionatit Botëror “Katar 2022”.

Pas plot 120’ minutave lojë të zhvilluara, rezultati final ishte 1:0 në favor të Senegalit, por për shkak të ndeshjes së parë që përfundoi 1:0 në favor të Egjiptit, u deshën vazhdimet dhe penalltitë për të përcaktuar fituesin, përcjell KosovaPress.

Goli i vetëm i ndeshjes erdhi në minutat e para të këtij takimi, ku sulmuesi i Villarrealit, Boulaye Dia shënon në minutën e 3’ për rezultatin final 1:0.


Në vazhdime nuk u shënua asnjë gol, kurse në penallti Kombëtarja e Senegalit kishte më shumë fat.

Ylli i Liverpoolit Mohamed Salah nuk shënoi penalltinë e tij sikurse shokët e tij, Zizo dhe Mostafa Mohamed, kurse te Senegali, Koulibaly dhe Ciss nuk konkretizuan me gol nga pika e bardhë.

Kështu, me rezultat 3:1 në penallti, Kombëtarja e Senegalit arrin të kualifikohet drejt Kampionatit Botëror “Katar 2022”.

Lexo edhe

Video