Mane e Gotze debutojnë në Bundesligë, ja formacionet zyrtare të Bayern e Eintracht Frankfurt – foto

Mane e Gotze debutojnë në Bundesligë, ja formacionet zyrtare të Bayern e Eintracht Frankfurt – foto

Sonte me fillim nga ora 20:30 do të zhvillohet ndeshja hapëse e sezonit të ri të Bundesligës gjermane, ku kampioni, Bayern Munich, zhvillon ndeshje si mysafirë kundër kampionit të Ligës së Evropës, Eintracht Frankfurt.

Ky do të jetë sezoni i 60 në histori të Bundesligas, ku Bayerni dhe Eintracht Frankfurti do të synojnë me  çdo kusht të arkëtojnë pikët e para të plota të kampionatit, përcjell KosovaPress.


Me largimin e Lewandowskit nga Bayerni, sulmi i këtij të fundit ka marrë një fytyrë të re, dhe në ndeshjen e sotme debuton transferimi i kësaj merkatoje, Sadio Mane.

Krahas Manes, debutues do të ketë edhe te kampioni i Ligës së Evropës, ku Mario Gotze e nis ndeshjen nga fillimi për Frankfurtin.

Të dy trajnerët kanë publikuar formacionet zyrtare të tyre dhe ato i gjeni më poshtë .

Lexo edhe

Video