Mancini: Këto janë skuadrat favorite për titull në Serie-A

Mancini: Këto janë skuadrat favorite për titull në Serie-A

Pak ditë para fillimit të kampionatit italian, Serie-A, Roberto Mancini ka folur rreth garës për titull që pritet të zhvillohet në këtë sezon.

Trajneri i Kombëtares së Italisë ka deklaruar se e sheh Interin, Juventusin dhe Milanin si skuadrat favoritet për më të fituar titullin kampion.


“Sipas meje, favoritë janë Milani, Interi dhe Juventusi. Pastaj shoh Romën dhe Napolin. Milani ka dërguar sinjale të forta nga ndeshjet parasezonale. Ata kanë Leaon që mund të rritet ende dhe e njëjta gjë vlen edhe për Tonalin. Për të dy do të duhet të jetë sezoni vendimtar. “Nerazzurrët” nga ana tjetër kanë të njëjtën mbrojtje dhe kjo treshe (Skriniar, De Vrij, Bastoni) do të sjellë më shumë përqendrim, ndërsa Lukaku në Itali bën diferencën. Përveç kësaj, nëse Gosens bën Gosensin që unë e njoh, në të majtë. Interi nuk humb shumë”, ka thënë Mancini për ”La Gazzetta dello Sport”.

Ndryshe, Serie-A starton këtë vikend edicionin e ri 2022/23, derisa kampion në fuqi është Milani.

Lexo edhe

Video