Mancini i lë në bankën rezervë, “përplasen” Locatelli dhe Barella – video

Mancini i lë në bankën rezervë, “përplasen” Locatelli dhe Barella – video

Italia deri më tani është treguar skuadra më e forte dhe më stabile në Euro 2020.

Skuadra e drejtuar nga Roberto Mancini është kualifikuar tutje për në fazën e eliminimit direkt si liderë e Grupit A me 9 pikë nga tri ndeshe dhe ka shënuar 7 gola derisa nuk e ka pranuar asnjë, përcjellë KosovaPress.

Derisa e kishte të siguruar kualifikimin, Mancini vendosi që ndeshjen kundër Uellsit ta zhvilloje me lojtarët që kanë luajtur më pak duke lënë kështu yjet e skuadrës në stol.


Në mesin e tyre ishin edhe Manuele Locatelli dhe Nicoilo Barella.

Kjo dyshe është kapur nga kamerat në një moment qesharak gjatë ndeshjes ku shihet Barella derisa ia hedh në trup një leckë Locatellit por ky i fundit reagon me nervoz dhe me po të njëjtën e godet në kokë mesfushorin e Interi.

Ja momenti:

Lexo edhe

Video