Manchester United konfirmon interesimin për mesfushorin e PSG-së

Manchester United konfirmon interesimin për mesfushorin e PSG-së

Manchester United ka vendosur në listën e lojtarëve për të transferuar në “Old Trafford” këtë merkato edhe mesfushorin senegalez Idrissa Gueye, që luan me PSG-në.

Sipas “Le10Sport”, mesfushori 30-vjeçar nuk është aktivizuar shumë këtë sezon me kampionët e Francës, ndaj mund të pranojë një transferimi në Premier League.


Gueye erdhi verën e kaluar te PSG-ja nga Everton, por duket se aventura e tij në Ligue 1 do të zgjasë pak dhe pas një sezoni do të rikthehet në Angli.

Edhe verën e kaluar skuadra e Manchester United u interesua për mesfushorin senegalez që preferoi të transferohet në Francë, por duket se është penduar./KosovaPress/

Lexo edhe

Video

error: