Manchester United-Everton, formacionet zyrtare

Manchester United-Everton, formacionet zyrtare

Sot do të zhvillohet derbi mes Manchester United dhe Everton, i vlefshëm ky për xhiron e shtatë të sezonit të ri të Premier Ligës anglkeze.

Nikoqirët rikthehen nga humbja minimale 1:0 kundër Aston Villas, kurse skuadra e Evertonit rikthehet në këtë ndeshje nga fitorja 2:0 kundër Norwich, përcjell KosovaPress.

Për ndeshjen e sotme, të gatshëm për Manchester United nuk do të jenë Diallo, Maguire dhe Rashford, kurse tek Evertoni do të mungojnë Calwert-Lewin, Coleman, Delph, Gomes dhe Richarlison.


Tanimë të dy trajnerët kanë publikuar formacionet zyrtare me të cilat do ta fillojnë këtë ndeshje dhe ato i gjeni më poshtë.

Manchester United (4-2-3-1): De Gea; Wan-Bissaka, Varane, Lindelof, Shaw; McTominay, Fred; Greenwood, Fernandes, Martial; Cavani

Everton (4-4-1-1): Pickford; Digne,  Keane, Mina, Godfrey; Gordon, Allan, Doucoure, Townsend; Gray; Rondon

13:30 Manchester United – Everton (Stadiumi Old Trafford)

Lexo edhe

Video

error: