Manchester United barazon kundër Evertonit

Manchester United barazon kundër Evertonit

Ka përfunduar derbi i Premier Ligës angleze mes Manchester United dhe Evertonit, ku pas 90’ minutave lojë rezultati është i barabartë 1:1.

Fillimisht, ishte skuadra e Manchester United ajo që kaloi e para në epërsi, ku sulmuesi Anthony Martial shënon në minutën e 43’ për 1:0, ku pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat, përcjell KosovaPress.

Pjesën e dytë më mirë e nisi skuadra e Evertonit, ku edhe e gjeti golin e barazimit në “Old Trafford” përmes golit të shënuar nga mesfushori Andros Townsend në minutën e 65’.


Goli i Townsend përveç që ishte goli i barazimit për skuadrën e Rafael Benitez, doli të jetë edhe goli i fundit në këtë derbi.

Me pikët e reja, skuadra e Manchester United pozicionohet në vendin e dytë në tabelë me gjithsej 14 pikë, njëjtë sikurse skuadra e Evertonit që zë vendin e tretë, dhe Liverpooli që zë vendin e parë me një ndeshje më pak.

Rezultati final mes Manchester United dhe Everton është i barabartë 1:1.

Lexo edhe

Video

error: