Manchester United-Arsenal, ja formacionet zyrtare

Manchester United-Arsenal, ja formacionet zyrtare

Me fillim nga ora 21:15 do të fillojë derbi mes Manchester United dhe Arsenal, ndeshje kjo e vlefshme për xhiron e 14 të Premier Ligës angleze.

Në xhiron e fundit të kësaj gare, Manchester United barazoi me rezultat 1:1 me Chelsean, kurse Arsenal shënoi fitore me rezultat solid 2:0 kundër Newcastle United, përcjell KosovaPress.

Momentalisht, pas 13 ndeshjeve të zhvilluara, “Djajtë e Kuq” pozicionohen në vendin e 10 në tabelë me vetëm 18 pikë të arkëtuara, pesë sosh më pak se kundërshtari i sotëm Arsenal që zë vendin e pestë.

Sa i përket ndeshjes së sotme të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për trajnerin në detyrë Michael Carrick nuk do të paraqiten Cavani, Pogba dhe Varane, kurse trajneri Mikel Arteta nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e Kolasinac dhe Granit Xhakës.


Tanimë të dy trajnerët kanë publikuar formacionet me të cilat do ta fillojnë këtë ndeshje, dhe ato zyrtare i gjeni më poshtë.

Manchester United (4-2-3-1): De Gea; Dalot, Lindelof, Maguire, Telles; McTominay, Fred; Sancho, Fernandes, Rashford; Ronaldo

Arsenal (4-4-1-1): Ramsdale; Tavares, Gabriel, White, Tomiyasu; Smith-Rowe, Elneny, Partey, Martinelli; Odegaard; Aubameyang

21:15 Manchester United – Arsenal (Stadiumi Old Trafford)

Lexo edhe

Video

error: