Sot me fillim nga ora 16:00 stadiumi “Etihad” do të jetë nikoqir i ndeshjes mes kampionit anglez, Manchester Cityt dhe skuadrës së Lutonit, ndeshje kjo e vlefshme për xhiron e 33 të Premier Ligës.
Në xhiron e fundit të zhvilluar në kampionatin anglez, City e mposhti Crystal Palace me shifrat 4:2, kurse Lutoni fitoi 2:1 kundër Bournemouthit, raporton KosovaPress.
Në anën tjetër, Lutonit i nevojitet fitorja sot me çdo kusht që ta vazhdojë garën për mbijetesë në kampionatin anglez, ku renditet në vendin e 18 me vetëm 25 pikë të arkëtuara.
Sa i përket ndeshjes së sotme, City ka një skuadër të kompletuar, krahas Lutonit që i mungojnë Adebayo, Andersen, Bell, Brown, Kabore, Lockyer, Lokonga, Nakamba, Ogbene, Osho dhe Potts.
Manchester City (4-3-3): Ederson; Lewis, Akanji, Dias, Gvardiol; Kovacic, Nunes, De Bruyne; Alvarez, Haaland, Doku
Luton (4-3-3): Kaminski; Burke, Hashioka, Onyedinma, Doughty; Barkley, Berry, Clark; Morris, Chong, Townsend