Manchester City interesohet për Ings

Manchester City interesohet për Ings

Kampioni i Premier Ligës në kërkim të sulmuesit anglez.

Manchester City thuhet se ka kontaktuar me sulmuesin e Southamptonit Danny Ings për të arritur një marrëveshje për ta transferuar në “Etihad”, raporton “Football Insider”.


Sulmuesi anglez e ka refuzuar kontratën e re të ofruar nga Southamptoni, dhe dëshiron që këtë verë të transferohet në njërën nga gjashtë skuadrat më të mira të Premier Ligës, përcjell KosovaPress.

Thuhet se edhe Liverpooli ka shprehur interesim në shërbimet e 28 vjeçarit, i cili në të kaluarën e ka provuar fanellën e “Të Kuqve”, ku nga viti 2015 deri në 2019 ishte pjesë e tyre para se të transferohej në Southampton.

Sezonin e kaluar Ings kishte treguar paraqitje tejet të mira, ku në 33 ndeshje në të gjitha garat ka regjistruar 13 gola dhe katër asistime.

Lexo edhe

Video