Malisheva s’ka të ndalur, regjistron edhe fitoren e radhës

Malisheva s’ka të ndalur, regjistron edhe fitoren e radhës

Ka përfunduar ndeshja mes Malishevës dhe Feronikelit me fitore të nikoqirëve, takim ky që ishte i vlefshëm për xhiron e pestë të Superligës së Kosovës.

Malisheva e ka mposhtur sot skuadrën e Feronikelit me rezultat minimal 1:0, përcjell KosovaPress.


Golin e vetëm të ndeshjes dhe të fitores për Malishevën e shënoi mbrojtësi 21 vjeçar Donart Vitija në minutën e 64′.

Me tre pikët e reja, skuadra e Malishevës ngjitet në pozitën e dytë në tabelë, ku pas pesë xhirove ka arkëtuar 10 pikë, aq sa ka edhe skuadra e Drenicës në vend të tretë.

Rezultati final i ndeshjes mes Malishevës e Feronikelit është 1:0 në favor të nikoqirëve.

Lexo edhe

Video