Malisheva shkatërron Trepçën ’89, Drenica barazon me Ferizaj

Malisheva shkatërron Trepçën ’89, Drenica barazon me Ferizaj

Kanë përfunduar dy ndeshjet e programit të sotëm të Superligës së Kosovës, ku kemi disa rezultate tejet interesante.

Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Liman Gegaj”, Malisheva e ka shkatërruar Trepçën ’89 duke e mposhtur me rezultat të thellë 4:0, raporton KosovaPress.

Golat për Malishevën i shënuan Ronald Sobowale (minuta e 59’), Alban Shillova (minuta e 84’) dhe Behar Maliqi (minuta e 89’), kurse Rexhaj shënoi autogol në minutën e 72’ të ndeshjes.

Ndërkaq, krahas takimit mes Malishevës dhe Trepçës ’89 u zhvillua edhe ndeshja mes Ferizaj dhe Drenicës, ku nuk u caktua fituesi.


Ndeshja përfundoi me rezultat të barabartë 1:1, ku golashënues te Ferizaj ishte Gentrit Haliti (minuta e 87’) dhe Agim Zeka (minuta e 37’).

Rezultatet e sotme në Superligën e Kosovës i gjeni më poshtë.

Malisheva 4:0 Trepça ‘89

Ferizaj 1:1 Drenica  

Lexo edhe

Video