Ka përfunduar ndeshja mes skuadrës së Malishevës dhe asaj të Prishtinës, ku nikoqirët kanë siguruar pikët e plota.
Skuadra e Malishevës ka shënuar sot me rezultat të ngushtë 2:1 kundër kampionit aktual Prishtinës, përcjell KosovaPress.
Fillimisht, rezultatin i pari e zhbllokoi mesfushori Mergim Pefqeli, i cili shënon në minutën e 74’ për ta kaluar Malishevën në epërsi prej 1:0.
Golin e dytë për Malishevën e shënoi Ilir Mustafa, i cili shënon në minutën e 90’+4 shtesë për 2:0.
Golin e nderit për Prishtinën dhe të fundit të ndeshjes e shënoi mbrojtësi Besnik Krasniqi nga pika e bardhë në minutën 90’+5 shtesë.
Me pikët e reja, Malisheva zë vendin e shtatë në tabelë me gjithsej 22 pikë, krahas Prishtinës që renditet në vendin e pestë me 24 pikë të arkëtuara.
Rezultati final i ndeshjes është 2:1 në favor të Malishevës.