Malisheva-Prishtina, ja formacionet zyrtare

Malisheva-Prishtina, ja formacionet zyrtare

Sot me fillim nga ora 13:00 do të zhvillohet ndeshja tejet interesante mes skuadrës së Malishevës dhe asaj të Prishtinës, e vlefshme kjo për xhiron e 16 të Superligës së Kosovës.

Në xhiron e fundit të zhvilluar, Malisheva u mposht nga Dukagjini me rezultat të thellë 4:0, kurse Prishtina barazoi 2:2 me Gjilanin, raporton KosovaPress.

Momentalisht, të dy skuadrat i ndajnë plot tetë pikëve, ku Prishtina zë vendin e tretë në tabelë me 23 pikë, krahas Malishevës që renditet në pozitën e shtatë në kuotën e 15 pikëve.


Takimi i fundit mes këtyre dy skuadrave daton në muajin shtator, ku asokohe Prishtina regjistroi fitore me rezultat 4:2.

Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy trajnerët tanimë kanë vendosur për formacionet zyrtare, dhe ato i gjeni më poshtë.

Malisheva: Gashi; Rapuca, Bajrami, Kryeziu; Veliu, Vitija, Mustafa, Pira; Hajdari, Hazrollaj; Ronald Sobowale

Prishtina: Nika; Belica, Mici, Bytyqi, Useini, Gashi, Shabani, Prapashtica, Kryeziu, Krasniqi, Uka  

Lexo edhe

Video