Malisheva përforcohet me lojtarin që ka përvojë edhe në Ligën e Kampionëve

Malisheva përforcohet me lojtarin që ka përvojë edhe në Ligën e Kampionëve

Klubi i futbollit Malisheva ka njoftuar sot se është përforcuar me shërbimet e futbollistit Labinot Ibrahimi.

Qendërmbrojtësi i cili sezonin e kaluar ka luajtur për Arbërinë, ka karrierë të bujshme edhe me skuadra si Prishtina dhe Partizani i Tiranës, transmeton KosovaPress.


Lajmin e ka konfirmuar vet skuadra e trajnerit Arsim Thaçi dhe kontrata me lojtarin do të zgjasë deri në fund të këtij viti.

Ibrahimi ka luajtur me skuadrën e Prishtinës edhe në Ligën e Kampionëve me gjashtë ndeshje si dhe në Ligën e Evropës me nëntë ndeshje.

Lexo edhe

Video