Malisheva në karantinë me mungesë të mjekëve

Malisheva në karantinë me mungesë të mjekëve

Kryetari i Komunës së Malishevës Ragip Begaj ka adresuar shqetësimet e tij për Qeverinë e Kosovës për mungesë të mjekëve dhe pajisje mbrojtëse në QKMF, pasi që kjo komunë është vendosur në karantinë që dje, pas paraqitjes së një rasti me koronavirus.

Ai në një konferencë të jashtëzakonshme për media ka treguar se kjo komunë po përballet me mungesë të stafit të mjekëve dhe barnave esenciale.


Begaj ka bërë të ditur se përveç Institutit Kombëtar të Shëndetësisë, nuk kanë pasur  asnjë kontakt me nivelin qendror.

Kryetari Begaj tha se që nga 27 shkurti e deri më 5 mars kanë ardhur nga Italia rreth 125 qytetarë.

Lexo edhe

error: