Malisheva mposht Vushtrrinë, siguron edhe një sezon tjetër në Superligën e Kosovës

Malisheva mposht Vushtrrinë, siguron edhe një sezon tjetër në Superligën e Kosovës

Skuadra e Malishevës ka arritur ta fitojë ndeshjen e sotme të barazhit kundër Vushtrrisë, kështu duke siguruar edhe një sezon tjetër në futbollin elitar kosovar.

Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara dhe 17’ sosh shtesë në stadiumin “Zahir Pajaziti”, skuadra e Malishevës e ka mposhtur me rezultat 3:1 Vushtrrinë, përcjell KosovaPress.

Fillimisht, rezultatin i pari e zhbllokoi Yoan Marc-Oliver, i cili pas një asistimi të Ronald Sobowale kalon Malishevën në epërsi prej 1:0 në minutën e 17’ të ndeshjes.

Ndërkaq, golin e dytë për malishevasit e realizoi Mërgim Pefqeli, i cili shënon në minutën e 26’ për rezultatin final të pjesës së parë, 2:0.


Pjesën e dytë e filloi më mirë Malisheva, ku edhe e gjen golin e tretë të ndeshjes përsëri përmes Mergim Pefqelit, i cili shënon për 3:0 minutën e 90’+1 shtesë.

Kur shihej se ndeshja ishte drejt fundit me këtë rezultat, Vushtrria arrin ta shënojë golin e nderit në ndeshje, ku Qëndrim Gashi shënon në minutën e 90’+17 shtesë për rezultatin final 3:1.

Po ashtu, ndeshja e sotme u karakterizua edhe me incidente nga tifozët, ku tifo-grupi “Forca” i Vushtrrisë fillon ta shqyejë rrejtën e golit dhe të dëmtojë ulëset e stadiumit “Zahir Pajaziti”.

Me këtë fitore, Malisheva siguron edhe një sezon tjetër në Superligën e Kosovës.

Lexo edhe

Video