Malisheva kërkon të hiqet nga karantina

Malisheva kërkon të hiqet nga karantina

Shtabi Emergjent Komunal në Malishevë i ka bërë thirrje kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit që pa humbur kohë të shfuqizojë vendimin për ndalimin e hyrje – daljet e qytetarëve në Komunën e Malishevës.

Ky shtab ka njoftuar se fshati Banjë u hoq nga karantina, me vendim të Ministrisë së Shëndetësisë.


“Radha është t’i hiqet krantinimi edhe Malishevës si tërësi, pasi gjendja është përmirësuar dhe nuk ka nevojë që të vazhdohet kjo gjendje  e të qenit në karantinë të plotë, tërë territori i komunës. Dita ditës, gjendja ka shkuar duke u përmirësuar, numri i infeksioneve ka qenë në rënie, ndërsa numri i të shëruarve ka shkuar në rritje, si dhe gjendja e të prekurve me COVID-19, është duke stabilizuar dhe përmirësuar. Në bazë të këtyre fakteve, i bëjmë thirrje kryeministrit në detyrë, që pa humbur kohë të shfuqizoj vendimin e datës: 14.03.2020 , nr.01/10, për ndalimin e hyrje – daljet e qytetarëve në Komunën e Malishevës. Po ashtu apelojmë tek qytetarët, që të vazhdojnë ti respektojnë udhëzimet e Institutit Kombëtarë të Shëndetësisë Publike, për masat parandaluese të përhapjes së virusit korona (COVID-19)”, thuhet në komunikatë.

Shtabi emergjent ka falënderuar të gjithë qytetarët e Komunës së Malishevës, për disiplinën dhe maturinë e treguar, gjatë kësaj periudhe.

Lexo edhe

Video