Malisheva-Drita, kryendeshja e Superligës së Kosovës

Malisheva-Drita, kryendeshja e Superligës së Kosovës

Superliga e Kosovës do të rikthehet sot me disa ndeshje tejet interesante, në kuadër të xhiros së tretë të sezonit të ri 2021/22.

Kampioni aktual Prishtina do të zhvillojë ndeshje si mysafire kundër Drenicës, ndërsa kryendeshja e ditës së sotme do të jetë ajo mes Malishevës dhe Dritës, përcjell KosovaPress.

Pas dy xhirosh, tabelën e kryeson skuadra e sapo inkuadruar në Superligën e Kosovës Malisheva, ku ka arkëtuar katër pikë, aq sa kanë edhe Drenica, Ballkani, Drita dhe Gjilani.


Programin e ndeshjeve të ditës së sotme në Superligën e Kosovës e gjeni më poshtë.

16:00 Drenica – Prishtina (Stadiumi Bajram Aliu)

16:00 Ballkani – Ulpiana (Stadiumi Suva Reka)

16:00 Malisheva – Drita (Stadiumi Liman Gegaj)

Lexo edhe

Video