Malisheva barazon me Dritën, Suhareka mposht Prishtinën
Sport
Lexohet për: 1 min.
Malisheva barazon me Dritën, Suhareka mposht Prishtinën
Foto Arkivë
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Dy ndeshjet e fundit të xhiros së dhjetë të Superligës së Kosovës në futboll u zhvilluan sot.

Pas disfatës së javës së kaluar ndaj Ballkanit, Suhareka ishte më e mirë si vendës  ndaj Prishtinës me rezultatin 2:1, me golat e Mevlan Zeka në minutën e 3-të dhe Liridon Fetahaj në minutën e 68-të, ndërsa mysafirët shënuan përmes Ardi Ajdinit në minutën e 30-të.

Prishtina ka 16 pikë në vendin e tretë po aq sa edhe Suhareka e katërta, por me gol-diferencë më të dobët.

Drita, e cila sot si mysafire nxori një pikë në udhëtim ndaj Malishevës (0:0), renditet e pesta, me 15 pikë dhe dy ndeshje më pak të zhvilluara. Në tabelë prijnë Ballkani e Malisheva me nga 18 pikë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024