Malisheva-Ballkani, mbyllet me këtë rezultat pjesa e parë

Malisheva-Ballkani, mbyllet me këtë rezultat pjesa e parë

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes së Superligës së Kosovës ndërmjet Malishevës dhe Ballkanit, e vlefshme për xhiron e nëntë të këtij edicioni garues.

Pas 45 minutave të para në “Liman Gegaj”, skuadra kanë shkuar në pushim me rezultat të barabartë 1-1, raporton KosovaPress.


Vendasit kaluan të parët në epërsi që në minutën e parë kur pas një gabimit të portierit të Ballkanit, Flamur Gashi, ishte mesfushori Agon Xhaka ai që shënoi për 1-0.

Por, një minut para mbylljes së pjesës së parë, Ermal Krasniqi riktheu baraspeshën duke shënuar për 1-1 pas asistimit nga Armend Thaçi.

Lexo edhe

Video