Mali i Zi shpall përfundimin e epidemisë së koronavirusit

Mali i Zi shpall përfundimin e epidemisë së koronavirusit

Trupi Kombëtar Koordinues i Malit të Zi, me sugjerimin e Institutit të Shëndetit Publik, vendosi të deklarojë përfundimin e epidemisë së virusit korona nga sot.

“Ky është rezultat i përpjekjeve disa mujore nga të gjithë në sistem dhe qytetarët tanë. Faleminderit për besimin. Disa masa do të shfuqizohen, por ndërsa vazhdon pandemia, masat kundër importit të virusit mbeten në fuqi,” u tha pas seancës së Trupit Kombëtar Koordinues.


Kanë kaluar 28 ditë që asnjë rast i ri i koronavirusit nuk është regjistruar në Mal të Zi. Kjo do të thotë se janë përmbushur të gjitha kushtet që të shpallet zyrtarisht fundi i epidemisë, raportojnë mediat e këtij vendi.

“Nga dje janë përfunduar analizat e 133 mostrave, mes të cilave nuk ka pasur raste të reja të infeksionit COVID-19. Ende nuk ka raste aktive”, u njoftua më herët sot nga Instituti i Shëndetit Publik.

Rasti i parë i koronavirusit në Mal të Zi u regjistrua më 17 mars. Janë gjithsej 324 raste të regjistruara, nga të cilat 315 shërohen dhe nëntë vdiqën. Aktualisht, 1.064 persona janë nën mbikëqyrje.

Lexo edhe

error: