Mali i Zi premton çmime të lira për pushuesit kosovarë

Mali i Zi premton çmime të lira për pushuesit kosovarë

Organizata Nacionale e Turizmit të Malit të Zi ka shpalosur të premten në Prishtinë ofertat turistike për sezonin veror 2022.

Drejtues të kësaj organizate thanë se janë përgatitur për pritjen e turistëve duke ftuar kosovarët t’i kalojnë pushimet në bregdetin e Malit të Zi.

Pavarësisht ngritjes së çmimeve në tregjet globale, Liljana Qukiq përfaqësuese e Organizatës Nacionale të Turizimit presidente e Agjencisë Nacionale të Turizmit në Mal të Zi tha se do të bëjnë përpjekje që çmimet për shërbime të mbeten të njëjta sikur në vitin e kaluar.


Madje drejtori i Organizatës Turistike të Ulqinit, Gëzim Hajdinaga theksoi se Ulqini është më i lirë se Prishtina.

“Do të bëjmë përpjekje që në Ulqin çmimet të mos të rriten në limite të pakapshme. Ulqini është më i lirë se Prishtina. Çmimet janë më të lira se në disa restaurante në Prishtinë”, tha ai.

Në konferencën për media gjatë prezantimit të ofertave në Mal të Zi, u tha se autoritetet atje kanë hequr masat parandaluese për COVID-19, dhe nuk kërkohet më në kufi certifikata e vaksinimit.

Lexo edhe

Video