Mali i Zi mirëpret marrëveshjen mes Kosovës e Serbisë

Mali i Zi mirëpret marrëveshjen mes Kosovës e Serbisë

Qeveria e Malit të Zi përshëndet marrëveshjen ndërmjet Kosovës dhe Serbisë me mbështetjen e BE-së për dokumentet, tha sonte kryeministri në mandat teknik Dritan Abazoviq.


Ai në një postim në rrjetet sociale ka shkruar se dialogu është zgjidhja e vetme e mundshme për tejkalimin e çdo krize.

“Ne duam paqe, stabilitet e prosperitet në Ballkanin Perëndimor. Ne s’mund ta ndryshojmë të kaluarën, por mund të ndryshojmë të ardhmen. E mirëpres dëshirën për mirëkuptim të liderëve të dy vendeve fqinje dhe përpjekjet e përfaqësuesve të BE-së e SHBA-së për arritjen e marrëveshjes”, shkroi Abazoviq.

Lexo edhe

Video