Mali i Dajtit dhe Spille, dy vendet magjike për të kaluar pushimet

Tingujt e dallgëve të detit, janë bërë melodia më e preferuar e kësaj ane. Fshati bregdetar që së fundmi me vrull ka nisur të ndërtohet, po kombinon mirë gjelbërimin dhe kaltërsinë detare. Kështu bashkë det e pisha, me perëndimin e diellit po bëhen siluetë e pamjes magjepsëse të plazhit të Spilles.

Deti i pastër, rëra me shumë jod dhe pishat e dendura bëjnë të veçantë çdo ditë të verës.

“BluMare Resort” ua mundëson pushimin në këtë vend të mahnitshëm në mes detit e pishave të mbrojtura nga UNESCO.

Drejtori Shpëtim Turku thotë se për kosovarët dhe jo vetëm, shtëpia e madhe e turizmit “Fibula” ka përgatitur oferta në bregdetin shqiptar dhe kudo tjetër.

“Sivjet pas pandemisë, pas vitit të kaluar që ka qenë vit i keq për turizëm, kemi filluar shumë mirë, kanë filluar fluturimet e para për Antalya, ka filluar fluturimi i parë për Bodrum, kemi pushues që sjellim shumë në Shqipëri edhe në regjion në përgjithësi, në vende ku nuk duhet testi dhe ku nuk duhet viza”, tregon ai.

Megjithatë, hoteli “BluMare”, po mbetet destinacioni kryesor për të gjithë.

“Ne e kemi në katalogun tonë edhe në rrjete sociale vendosjen në këtë hotel (BluMare Resort), çmimet i kemi promocionale, është 40 euro për person all-inclusive, ndërsa në hotel është më shtrenjtë sesa tek ne që e blen në agjencion”, tregon ai.

Mneaxheri Klodian Moja thotë se ky resort ka kapacitet prej më shumë se 70 dhomave dhe shtatë suita.

“Spille për vizitorët ofron mbi të gjitha një det shumë të pastër, fantastik, si karakteristikë ka rërën e saj që ka shumë jod dhe pushuesit për këtë vijnë, që të marrin sa më shumë jod dhe mbi të gjitha kemi pyllin e Spilles, pishat që janë të mbrojtura nga UNESCO”, thotë ai.

BluMare Resort ofron paketat all-inclusive ku përfshihen të gjitha shërbimet që resorti ofron, përfshirë edhe plazhin privat që ka mbi 70 çadra me mbi 150 shezllone.


Dhomat që ofron ky resort janë shumë të rehatshme e me një pamje mbresëlënëse nga deti.

Ky resort ofron një meny shumë të pasur mesdhetare dhe tradicionale, ku ndër pjatat më të mira që ofron është salmoni i marinuar dhe peshku i egër në kripë.

“Kemi krijuar disa paketa all inclusive këtë vit, që të gjithë pushuesit të kenë mundësi që të përfitojnë nga këto paketa. Duke krahasuar me çmimet e tregut, le të themi që jemi më lirë nga konkurrentët që resorët në Shqipëri ofrojnë…Kemi një meny shumë të pasur mesdhetare dhe tradicionale, kemi një nga shefat më të mirë të kuzhinës, me shumë eksperiencë gati 25 vjet që operon si shef kuzhine. Dy nga pjatat tona më të mirat është salmoni i marinar i cili është shumë special dhe peshku i egër në kripë”, thotë ai.

Për më të vegjlit, BluMare Resort ka paraparë një ambient tejet miqësor e argëtues, ku festat me animatorë janë thuajse të përditshme.

Perëndimi i diellit në plazhin e Spilles është vetëm një arsye shtesë se pse duhet kaluar pushimet në këtë vend. Qielli i bashkuar me detin ua falin një pamje të mahnitshme.

Nëse pëlqeni më shumë pushimet në mal, Fibula ua ofron një tjetër mundësi që këtë ta realizoni në Dajt.

Vetëm 5 kilometra nga qendra e Tiranës, gjendet Select Hill Resort, në mes të malit të Dajtit, duke u ofruar një pamje të mahnitshme.

I rrethuar nga bukuritë natyrore, ky resort ofron edhe shërbime 24 orë, e një meny tejet të pasur.

“Resorti është vetëm 5 kilometra nga qendra e Tiranës, i ndërtuar mes një oaze gjelbërimi në malin e Dajtit, ofron shërbime 24 orë për klientët. Për dhomat kemi dy tipologji, dhoma standarde dhe dhoma deluxe… Një klient që vjen në hotel ka shërbimet  bad e breakfast dhe ka qasje në pishinën dimërore dhe pishinën verore, mëngjesin dhe SPA-në. Shërbimet e SPA-së janë 24 orë, ku kemi pishinën dimërore, jakuzi me hidromasazhë dhe fitnes… Menyja është meny mesdhetare me produkte të mishit dhe peshkut, gjithashtu është e stilit gurme”,  thotë menaxheri i këtij resori Andi Bulku.

Edhe ky resort vjen ekskluzivisht nga agjencia turistike Fibula, ku interesimi për të kaluar pushimet në Shqipëri është rritur për 15 përqind krahasuar me vitin 2019.

“Rritjen e kemi kështu rreth 15 përqind rritje më shumë se viti 2019, se 2020 nuk e marrim bazë se ka qenë vit që e dimë të gjithë, ka qenë dështim, por më shumë se viti 2019 15 përqind ka me pas turista”, thotë ai.

Lexo edhe

Video

error: