Maldini: Ibrahimovic do të vazhdojë kontratën me Milanin

Maldini: Ibrahimovic do të vazhdojë kontratën me Milanin

Drejtori teknik i Milan-it Paolo Maldini thotë se Zlatan Ibrahimovic është afër nënshkrimit të kontratës së re me liderët e Serie A.

Ibrahimovic ka qenë fantastik që nga rikthimi tek skuadra e Milan-it, duke e udhëhequr skuadrën e tij drejt kreut të ligës italiane, me dy pikë më shumë se vendi i dytë dhe rivali i tyre, Inter-i, përcjell KosovaPress.


“Ne jemi ndër skuadrat me moshën më të re të lojtarëve në Evropë, prandaj na duhet një lider si Ibrahimovic”, tha Maldini për “BeIn Sports”.

“Ai na ka thënë që vazhdimi i kontratës me klubin varet nga trupi i tij, por nëse vazhdon me këtë formë të shkëlqyer, nuk shoh arsye se pse mos të vazhdojë me ne”, shtoi Maldini.

Milan regjistroi fitore bindëse kundër Crotone-s në Serie A me rezultat 4:0, ku Ibrahimovic shënoi golin e 14-të këtë edicion, dhe të 501 në karrierën e tij si futbollist profesionist.

Lexo edhe

Video