Majlinda Kelmendi shpallet qytetare me merita të veçanta

Majlinda Kelmendi shpallet qytetare me merita të veçanta

Qeveria e Republikës së Kosovës miratoi propozim – vendimin e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit për shpalljen e Majlinda Kelmendit – qytetare me merita të veçanta.

Majlinda Kelmendi – me arritjet e saja në sportin e xhudos është shëndrruar në ikonën e suksesit kosovar, dhe është bërë shembull i shoqërisë tonë duke i thyer të gjitha tabut e vështirësive dhe sfidave në sport. Ajo i ka dëshmuar rinisë tonë, se kur punohet me përkushtim dhe qëndrueshmëri – suksesi është i pashmangshëm.

Gjatë karrierës së saj, ajo ka prekur majat e suksesit të sportit të xhudos në arenën ndërkombëtare. Këto janë disa prej rezultateve të saja ndër vite:

• Kampione e botës për junior;


• Fituese e disa Grand Slams; 

• Kampione e Evropës;

• Kampione e Botës; dhe

• Kampione Olimpike në Lojërat Olimpike Rio 2016.

Konsideruar kontributin që ajo e ka dhënë në promovimin e fushës së sportit në Kosovë, dhe në promovimin e shtetit tonë në arenën ndërkombëtare, Majlinda Kelmendi merr statusin e qytetares me merita të veçanta, dhe do të shpërblehet në vlerë prej 1,321.32Euro në muaj – vlerë e cila përkon me rrogën bruto të një Ministri/e në Kosovë.

Lexo edhe

Video

error: