Majlinda Kelmendi i jep fund karrierës, vjen reagimi i Vlora Çitakut

Majlinda Kelmendi i jep fund karrierës, vjen reagimi i Vlora Çitakut

Nënkryetarja e PDK-së Vlora Çitaku ka reaguar pasi xhudistja e njohur kosovare Majlinda Kelmendi i ka dhënë edhe zyrtarisht fund karrierës së saj së pasur.

“E bërë nga ari. E vetmja e jona, Majlinda Kelmendi”, shkruan ajo në Facebook.


Majlinda Kelmendi i ka dhënë edhe zyrtarisht fund karrierës së saj si xhudiste në një ceremoni të organizuar sot nga presidentja e vendit Vjosa Osmani.

Në Lojërat Olimpike Rio 2016, Kelmendi pati fituar medalje të artë në xhudo, duke ia siguruar Kosovës medaljen e parë të këtij lloji.

Përgjatë karrierës së saj, ajo është shpallur kampione evropiane dhe botërore.

Lexo edhe

Video