Majlinda Kelmendi: Faleminderit, populli im

Majlinda Kelmendi i ka dhënë edhe zyrtarisht fund karrierës së saj si xhudiste në një ceremoni të organizuar nga presidentja e vendit Vjosa Osmani.

Derisa foli para të pranishmëve, Kelmendi falënderoi trajnerin Driton Kuka dhe  popullin e Kosovës për mbështetjen e dhënë duke deklaruar se gjatë gjithë karrierës së saj e ka dhënë maksimumin për ta bërë krenar vendin e saj.


“E di që më keni përkrahur gjithmonë dhe më keni krahasuar me figurat më të mëdha dhe historike të shtetit, por edhe unë kam dhënë 200 për qind nga vetja ime për të mos iu zhgënjyer. Ju dua pa fund”, tha Kelmendi derisa nuk po i mbante lotët.

Në Lojërat Olimpike Rio 2016, Kelmendi pati fituar medalje të artë në xhudo, duke ia siguruar Kosovës medaljen e parë të këtij lloji.

Përgjatë karrierës së saj, ajo është shpallur kampione evropiane dhe botërore.

Lexo edhe

Video

error: