Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

Magnati japonez i modës shkon në stacionin hapësinor, pastaj në Hënë

Magnati japonez i modës shkon në stacionin hapësinor, pastaj në Hënë

Magnati japonez i modës Yusaku Maezawa, i cili rezervoi një udhëtim SpaceX në Hënë, së pari do të “provojë” Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës.

“Shkuarja në IS para Hënës”, shkroi Maezawa në Twitter sot.

Maezawa bleu dy vende në kapsulën ruse Soyuz, raporton Reuters.

Ai do të shkojë në një mision 12-ditor në dhjetor me ndihmësin e tij dhe një kozmonaut profesionist.


“Jam kureshtar: Si është jeta në hapësirë?” Kështu që, planifikoj ta zbuloj vetë dhe ta ndaj me botën,” tha Maezawa.

Ai do të jetë personi i parë që do të paguajë për udhëtimin e tij në stacionin hapësinor pas më shumë se një dekade, tha kompania Space Adventures me bazë në Virxhinia, e cila ndërmjetësoi në marrëveshje. Kompania nuk deshi të tregojë se sa kushton udhëtimi.

Space Adventures deri më tani ka dërguar shtatë turistë në stacionin hapësinor nga 2001-2009.

Udhëtimi i Maezawa-s në Hënë është planifikuar për në vitin 2023.

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.

error: