Magjitë e “parajsës tokësore” të jugut të Shqipërisë

Magjitë e “parajsës tokësore” të jugut të Shqipërisë

Shumë pranë Vlorës, në ujërat e kaltra të detit Jon, është ishulli i vetëm i banuar i Shqipërisë. Me pamje të mahnitshme, konsiderohet edhe “enigmë e pazbuluar”. E ndërkohë që dikur ishte një nga zonat ushtarake më misterioze të vendit, sot është shndërruar në një atraksion turistik.

Nisja po bëhet nga zona e Radhimës, përmes anijeve turistike. Udhëtimi do të zgjasë më shumë se një orë, e përballë është ishulli i “Sazanit” dhe gadishulli “Karaburun”.

Sot ky ishull po kthehet në një nga destinacionet e preferuara të turistëve, të cilët duan të “prekin” nga afër këtë vend të mahnitshëm që mbart një histori të rrallë.

Ajo që shihet sapo i afrohesh ishullit janë ndërtesat e larta që shërbenin si banesa të ushtarëve që ishin me shërbim.

Ky ishull sërish ruan sekrete dhe mistere të shumta, të cilat as ish-ushtarakët që kanë shërbyer nuk pranojnë t’i zbulojnë dhe e vetmja gjë që të thonë është “Ajo që ekziston mbi tokën e Sazanit, ekziston edhe poshtë saj”.

Ishulli i Sazanit dhe gadishulli i Karaburunit mbeten ndër destinacionet e preferuara të turistëve vendas dhe të huajë.

Për një udhëtim të paharruar, do të kujdeset agjensioni turistik “Fibula Travel”. Me oferta të ndryshme, kanë nisur sezonin për t’u përkujdesur për të qenë komod të gjithë klientët.

Shpetim Turku, pronar i “Fibula Travel”

“Esenca e këtij media tripi është hapja e sezonës 2020, kemi rreth 40 gazetarë nga Kosova të cilët do të bëjnë prezantimin e verës 2020 nga Fibula… Ne kemi pasur të fillojmë sezonën me 19 maj për Antalya, por shkaku i pandemisë e kemi shtyrë me 5 korrik….Ndërsa me Shqipëri kemi punuar edhe më parë, por sivjet edhe më agresiv do të jemi me këtë treg…Ne kryesisht punojmë me 5 yje, sepse edhe klientët që i kemi janë me pesë yje të klasës më të lartë, por kemi edhe oferta për gjepa të ndryshme. Mund të fillojmë me 15 euro me mëngjes për person e më lartë ”, thotë Turku.

Përshkon Shqipërinë në dy dete, e shqiptarët në një flamur…

Orikumi dikur ishte bashki në vete, por tashmë është pjesë administrative e bashkisë së Vlorës. Është e vetmja portë hyrëse tokësore drejt gadishullit Karaburun dhe ka një aset që është më i rëndësishmi i qarkut të Vlorës.


“Duke qenë që së fundmi frekuentohet shumë më shumë nga turistët familjarë, dhe ka dy ekstremitete të turistëve që frekuentohen nga po e njëjta fashë turistike. Janë kryesisht Orikumi por edhe Zvërneci, i cili është një plazh me brigje dhe ranore. Në fakt qyteti i Vlorës është një prej të vetmeve qytete në Shqipëri që përshkon Shqipërinë në dy dete dhe shqiptarët në një flamur”, tregon ajo.

Vlora të ofron të gjitha kushtet dhe resurset e saj të pafundme. Vija e saj bregdetare është tërësisht e pastër, me ujërat e detit të kristaltë.

Për të parin e bashkisë, Vlora është vendi i të gjithëve. E vetmja kërkesë e tij është që kjo sezon turistike të flas shqip në qytetin e bukur turistik.

Dritan Leli, kryetar i bashkisë së Vlorës


“Karantina e çuditshme e cila na detyroi që në këto kohë të fundit të qëndrojmë në banesë, të takojmë nganjëherë pak më shumë pjesëtarët e familjes, më duket që me zgjatjen e saj do të na bëjë që familjen e madhe mbarëshqiptare ta gëzojmë së bashku duke shkëmbyer vizita me njëri tjetrin…Do të doja shumë që këtë herë, këtë verë të gjithë shqiptarët të zgjedhin Vlorën, dhe jo vetëm Vlorën, por gjithë brengdetin e Shqipërisë si destinacionin turistik të kësaj vere
”, deklaron Leli.

Jugu i Shqipërisë, e në veçanti Vlora ofron kushte për të kaluar pushimet, në cilën do stinë të vitit. Përballë gadishullit Karaburun dhe ishullit Sazan, është hoteli “Regina Blue”, i cili ofron rehati e pamje të mahnitshme nga dhomat e pushuesve.

Përveç akomodimit dhe programit kulturor, çdo ditë organizohen edhe ture ditore me anije turistike.

“Shumë nga qytetarët e Kosovës e kanë vizituar nga viti 2006, ku kemi pasur dhe vazhdojmë të kemi klientët numër 1. Është një hotel me kapacitet me 106 dhoma. Për sa i përket shërbimit ofrojmë të gjitha shërbimet të një hoteli me 4 yje. Përveç hoteleve, “Regina Blue”, ka alternativa të ndryshme për çdo qytetarë apo pushues që zgjedh të kalojë pushimet në Vlorë”, thotë ai.

Ofertat janë nga më të ndryshmet. Çmimet këtë sezone turistike, Bedinaj tregon se janë 30 përqind më të lira.

“Ofertat janë nga më të ndryshmet. Kompania “Regina Group”, ka hotele me tre yje, ka hotel me katër yje, ka hotel edhe me 4+. Çdo qytetar mjafton të bëjë kërkesën e vet me datat kur do të kalojnë pushimet, dhe ne jemi të bindur që pritshmëritë e tyre do të plotësohen. Kemi vendosur që çmimet të jenë 30 përqind më lirë se viteve të kaluara”, shton ai.

Në Vlorë gjenden të gjitha elementet natyrore që shndërrojnë vendin në parajsë tokësore. Të gjitha këto vende do të mund t’i zbuloni përmes agjensionit turistik “Fibula Travel”.

Video

error: