Macron siguron Zelensky-n: Do të punojmë për sanksione të reja ndaj Rusisë

Macron siguron Zelensky-n: Do të punojmë për sanksione të reja ndaj Rusisë

Presidenti i Francës Emmanuel Macron në një bisedë të sotme telefonike ka siguruar homologun e tij ukrainas Volodymyr Zelensky se Parisi zyrtar do të punojë me partnerët e BE-së për sanksione të reja kundër Rusisë.

Sipas televizionit francez BFM duke iu referuar Pallatit Elysee, presidenti Macron dënoi ashpër aneksimet e paligjshme të katër rajoneve të Ukrainës.


Ai premtoi se Parisi do të ndihmonte Ukrainën që të rivendoste plotësisht sovranitetin dhe integritetin territorial.

Macron kërkoi tërheqjen e forcave ruse nga termocentrali bërthamor i Zaporozhzhia dhe dënoi ndalimin e drejtorit të përgjithshëm të termocentralit bërthamor, Igor Murashov.

Agjencia shtetërore atomike e Ukrainës Energoatom njoftoi më parë se forcat ruse e ndaluan Murashov të premten në rrugën nga centrali bërthamor Zaporozhzhia në Energodar dhe e çuan në drejtim të panjohur.

Lexo edhe

Video