Macron i propozon Putinit planin për zbutjen e konfliktit në Ukrainë

Macron i propozon Putinit planin për zbutjen e konfliktit në Ukrainë

Presidenti francez Emmanuel Macron dëshiron t’i propozojë presidentit rus Vladimir Putin një plan për të ulur tensionet mes Rusisë dhe Ukrainës gjatë bisedimeve të premten.

Macron tha se qëllimi i takimit ishte të bënte një bilanc dhe të sqarohej mbi rolin e Rusisë në konfliktin e Ukrainës, raporton atsh.

Burime nga Elysée thanë se Macron beson se ka vend për diplomaci në zbutjen e konfliktit.


“Ai donte të bënte të qartë se veprimet ushtarake të Rusisë kundër Ukrainës do të kishin pasoja shumë të rënda”, thanë burime të Elysée.

Shtetet perëndimore janë të shqetësuara se konflikti mund të përshkallëzohet ushtarakisht me një pushtim të Ukrainës nga trupat ruse.

Elysée tha se, “zbutja e konfliktit nga pala ruse mund të arrihet përmes masave humanitare, duke i detyruar separatistët besnikë të Kremlinit të negociojnë me Kievin dhe të një reduktimi të personelit ushtarak përgjatë kufirit”. 

Lexo edhe

Video