Macja del pozitive me koronavirusin e ri

Macja del pozitive me koronavirusin e ri

Një mace në Belgjikë ka dalë pozitive në testin për koronavirus, sipas New York Post duke iu referuar Bruksel Times.

Sipas raporteve zyrtare, virusi është transmetuar nga pronari i tij.

Kafsha kishte simptoma klasike COVID-19, përfshirë vështirësinë në frymëmarrje, tha autoritetet belge në një konferencë për shtyp.

Me sa dihet, kjo është macja e parë në botë që infektohet me këtë virus. Më parë, dy qen në Hong Kong u testuan pozitivë me COVID-19.

“Macja kishte diarre, të vjella dhe vështirësi në frymëmarrje. Nga analizat e feçes u zbulua se kishte virus,” tha profesori Steven Van Gucht.


Nuk është deklaruar se cila është gjendja aktuale e maces dhe pronarit të saj.

Ndërkohë, Organizata Botërore e Shëndetit tha se “nuk ka prova që qentë, macet ose ndonjë kafshë tjetër mund ta transmetojnë virusin te njerëzit”.

Profesori Van Gucht tha se bëhet fjalë për një rast të izoluar, dhe se rreziku që virusi të transmetohet nga kafshët te njeriu është shumë i ulët, transmeton KosovaPress.

Këshilli belg për mbrojtjen e kafshëve ka njoftuar se nuk dihet se ekziston një kërcënim për kafshët shtëpiake në kontekstin e llojit të ri të koronavirusit.

 

Lexo edhe

error: